‘Mjerim’: Mushkolaj reagon pas paraqitjes së Gjergj Dedajt në Hagë

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me dëshmin e Gjergj Dedajt në Gjykatën Speciale, duke thënë që mjerim me e pa duke dëshmu në Hagë.

Gjergj Dedaj ish-ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, sot është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale, e për këtë ka reaguar Mushkolaj.

“Njeri që ka përfitu politikisht vite me radhë duke shantazhu publikisht me “rastin e Drenicës”, tash në përpjekje të dëshpëruar me e demantu veten duke u shitë viktimë”, ka shkruar ai.