Biznismeni Enis Veliqi sëbashku me babain e tij, Ilirin sot kanë vizituar në Hagë krerët e UCK-së.
Veliqi ka thënë se çlirimtarët i ka gjetur ballëlartë e krenarë, ashtu siç kishin shkuar.
“U ndava nga miqtë e mi, sa i mallëngjyer aq edhe krenar për misionin e tyre, betejën kombëtare për çlirimin e atdheut”.
Njoftimi i plotë:
Që nga rinia e tyre e hershme kur u angazhuan në luftën për shtetin e Kosovës, Presidenti Thaçi, Kryetari Veseli dhe Gjenerali Selimi u sinkronizua fati i tyre individual u bë fat kolektiv i një kombi. E, sot historia i ka ngarkuar ta mbrojnë kauzën e drejte te luftës çlirimtare. Nuk ka propagandë apo shpifje që mund ta ndryshojë karakterin e saj.
U ndava nga miqtë e mi, sa i mallëngjyer aq edhe krenar për misionin e tyre, betejën kombëtare për çlirimin e atdheut.
Ardhshi sa më shpejt faqebardhe heronjë luftës dhe paqes!