Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dje ka polemizuar me opozitarët, gjatë seancës së Kuvendit, ku ai raportoi para Kuvendit, lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.
Kurti u ka thënë opozitarëve se me të, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk po dëshiron të nënshkruajë marrëveshje, ndryshe nga ç’vepronte me opozitarët e tanishëm, sa ata ishin në pushtet.
“Mua po më ikë, nuk po nënshkruan, po shpallë zgjedhje. Në dialogun e juaj, ai (Vuçiqi) ishte konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, tash, unë jam konstant, e në Serbi mbahen zgjedhje”, ka deklaruar Kurti, në seancën e mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës.
Këtë deklaratë të kryeministrit, e ka cilësuar “epike aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.
“Ky është seni ma epik që u thonë najher në këtë Kuvend. Qeveria e Kosovës është konstante, në Serbi mbahen zgjedhje”, ka shkruar Gjinovci, përbri videos së publikuar në Facebook, ku shihet kryeministri Kurti duke mbajtur fjalim para deputetëve.