​Abazi-Kurtit: “A je serbofil”

Deputeti i pavarur, Haki Abazi e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “a je serbofil”.

Ai kritikoi kryeministrin për mos-transparencë dhe pranim të atyre, që dikur sipas tij, thoshte se nuk do i bëjë asnjëherë.

Deputeti Haki Abazi tha se Kurti i cili dikur deklaronte se asnjëherë nuk pranon të nënshkruaj asnjë dokument për çështje të brendshme, po përgjërohet për nënshkrim të Vuçiqit.

closevolume_off
Abazi: Si quhet një gjë që është vetëmenaxhim sipas pikës 7 e ndërlidhur me pikën 10?

“Unë kam një gjëegjëzë këtu, si quhet një gjë që është vetëmenaxhim sipas pikës 7 e ndërlidhur me pikën 10. Ama këtë përgjigje e pranoj veç prej atyre që e kanë kartelën e Lëvizjes Vetëvendosje. Çka quhet një gjë që është vetëmenaxhim sipas pikës 7 të marrëveshjes e ndërlidhur me pikën 10. Le të qohet zotëri kryeministër dhe të shpjegon se qysh qenka më mirë që nuk përfunduam veç me pikën por përfunduam edhe me vetëmenaxhimin e autonomisë substanciale”, deklaroi ai.

Abazi teksa kujtoi deklaratat e dikurshme të kryeministrit Albin Kurti, i tha atij “a je serbofil”

Abazi-Kurtit: A je serbofilë?

“Serbofilë janë kryeministrat që pranojnë asociacion. Çka je sot zotëri kryeministër ti, a je serbofilë? Hajde shkojmë pak më tutje, ‘nuk do të ketë kurrë asociacion me kompetenca ekzekutive, apo kompetenca jo-ekzekutive, monoetnike’. Çka është kjo, mos jemi duke folur për komunitete tjera, jo jemi duke folur për një komunitet serb i cili është bërë mbi të gjithë, bile edhe mbi 95 për qind të shqiptarëve, sepse veriu është i rëndësishëm, por jugu është më i rëndësishëm”, shtoi ai.