Profesori universitar, Blerim Latifi, ka folur në Pressingtë T7 për bastisjet e EULEX’it me urdhër të Gjykatës Speciale nëpër vendbanimet e bashkëpunëtorëve të ish-presidentit, Hashim Thaçi, që po akuzohet nga Gjykata Speciale tash e tri vjet.
Latifi ka thënë se këto bastistje mund të shërbejnë për të ngritur ndonjë aktakuzë të re.
Sipas tij, mund të akuzohet ndokush për “ndërhyre në drejtësi”.
Po ashtu, Latifi i ka cilësuar këto bastisje si të habitshme.
”Këto bastisjet me gjasë janë shenjat e para për me ndërtu ndonjë rast tjetër, ndonjë aktakuzë tjetër e cila do ta ketë në epiqendër akuzën për pengim të drejtësisë dhe natyrisht konsideroj që këto janë në funksion të asaj a do të ketë një aktakuzë të re që i shtohet si aneks aktakuzës ndaj Hashim Thaçit. Por si e shoh unë këto janë shenja që mund të ketë ndonjë aktakuzë të re ku mund të përfshihet ndokush që e akuzojnë për ndërhyrje në drejtësi”, ka thënë Latifi. /Gazeta Express