Gert Jan Koopman, drejtor gjeneral i politikave të fqinjësisë në Komisionin Evropian, e ka shoqëruar të hënën presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës të saj në Kosovë, ku është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Zyrtari i Bashkimit Evropian tha se vizat për kosovarët do të hiqen nga 1 janari 2024.
Ai ndër tjerash ka shkruar në platformën X edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar si thelbësor.
“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpara me agjendën e saj të reformës për në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor. Mezi presim liberalizimin e vizave duke filluar nga 1 janari 2024”, ka thënë ai.
Gjatë këtij muaji, presidenti i Francës, Emmuel Macron e kishte dhënë një deklaratë që u cilësua si deklaratë më shumë kuptime. Deklarata e tij ishte interpretuar edhe si një “mundësi” për pezullimin e liberalizimit të vizave.