Beart Rexhepi për një kohë ishte emri më i lakuar në shoubizin vendor.
Pamja, qëndrimi stoik dhe i pandryshueshëm, origjinaliteti që e karakterizonte, e bënë Beart Rexhepi djaloshin e ëndrrave për shumë vajza.
Bearti ka kohë që nuk pranon të japë intervista në televizion, e aq më pak të flasë për zhvillimet në jetën private, që nuk janë të pakta.
Megjithatë, detaje rreth të rejave në jetën sentimentale, kanë arritur të përfundojnë në media.
Siç dihet tashmë, Beart Rexhepi, është në një lidhje serioze, madje po bëhet baba për herë të parë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë ai përmes rrjeteve sociale, për të mos lënë kështu hapësirë për thashetheme.
Kush është vajza në krahë? Më në fund është zbuluar edhe imazhi i të përzgjedhurës së Beartit, një vajzë bukuroshe, me tipare të theksuara, që së shpejti sjell në jetë një engull.
Çifti po e shijojnë bashkë pritjen e ëmbël dhe duken më të bukur se kurrë më parë./kosovarja