Dodik shkoi të vizitonte disa fëmijë, ata bërtitën “Ku je hajdut?” – ai tentoi të ‘zhdukte’ pamjet, por ishte vonë!

Sinqeriteti dhe spontaniteti i fëmijëve janë një mrekulli e natyrës.

Madje fëmijët e vegjël zakonisht flasin shkurt dhe qartë dhe nuk e kanë problem “t’ju hedhin në fytyrë” gjithçka që mendojnë.

Për këtë u bind edhe Milorad Dodik, presidenti i etnitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, i cili vizitoi një kopsht fëmijësh me shoqen e tij besnike Zheljka Cvijanoviq, përndryshe anëtare e presidencës shtetërore.