Meliza Haradinaj-Stublla, ish-kryediplomate, ka reaguar pas deklaratë së përbashkët të Scholz, Macron dhe Meloni ku kërkojnë nga Serbia që ta japë njohjen “de-facto”. Haradinaj-Stublla ka bërë një paralajmërim, duke thënë…
Meliza Haradinaj-Stublla, ish-kryediplomate, ka reaguar pas deklaratë së përbashkët të Scholz, Macron dhe Meloni ku kërkojnë nga Serbia që ta japë njohjen “de-facto”.
Haradinaj-Stublla ka bërë një paralajmërim, duke thënë se në bazë të një rendi të tillë logjik, dialogu do të devijojë duke këmbyer njohjen e plotë diplomatike me ndarjen e veriut të Kosovës.
“Zbatimi vullnetar i ‘Njohjes Defakto’ nuk ndodhë pa u hequr Kosova nga Kushtetuta e Serbis/ ‘Njohja defakto’ NUK është kundërvlerë për model të ri Asociacioni (ndryshe nga ekzistuesi i komunave të Kosovës)“, tha ajo.
Reagimi i plotë:
Dy fakte duhet të mos i harrojmë:
1. Zbatimi vullnetar i ‘Njohjes Defakto’ nuk ndodhë pa u hequr Kosova nga Kushtetuta e Serbisë;
2. ‘Njohja defakto’ NUK është kundërvlerë për model të ri Asociacioni (ndryshe nga ekzistuesi i komunave të Kosovës).
Prandaj sipas këtij rendi logjik, disa vite më vonë dialogu do të devijojë duke këmbyer Njohjen e plotë Diplomatike me ndarjen e veriut të Kosovës!!