Alba pajtohet me Enisën? I bën dhuratë vajzës së saj, djemtë i vihen kundër

Alba habiti të gjithë sot, kur iu drejtua Enisës me një dhuratë për vajzën e saj.

Konkurrentja, që më herët ka akuzuar Enisën se po përdor vajzën për vëmendje, duket se sot vendosi të bëjë paqe, teksa kishte blerë diçka për 4-vjeçaren. Mes tyre madje, pati edhe një përqafim.

Por tepër skeptikë u shprehën djemtë, që thanë se e gjitha është një shfaqje e konkurrentes.

Ndërsa Enisa vlerësoi veprimin e Albës.
“Nëse e ka bërë me zemër, e falënderoj një milion herë, nëse jo, nuk di ç’të them. Gjithsesi e falënderoj, se duket gjest shumë human”.