Ipeshkvi Dodë Gjergji nuk pranon të prononcohet pas akuzave të Mulla Osmanit

Hoxha nga Drenasi mulla Osman Musliu, në një intervistë të fundit ka thënë se pas nismës për t’u larguar nga feja islame qëndron Ipeshkvi Dodë Gjergji. Musliu ka kërkuar nga…

Hoxha nga Drenasi mulla Osman Musliu, në një intervistë të fundit ka thënë se pas nismës për t’u larguar nga feja islame qëndron Ipeshkvi Dodë Gjergji.

Musliu ka kërkuar nga Ipeshkvi që të dalë hapur t’iu bëj thirrje qytetarëve të kthehen në fenë katolike.

“Mos i përdor këta dështaka të LDK-së të luftës dhe të listës guxo dhe këta matrapazë”, kështu i është drejtuar Musliu Ipeshkvit Dodë Gjergji.

Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga Ipeshkvi Dodë Gjergji kundrejtë këtyre akuzave që i janë bërë por nga sekretariati i tij kanë thënë se nuk merren me këto gjëra.

“Nuk merremi me këto gjëra dhe nuk na interesojnë këto gjëra”, kanë thënë nga sekretariati për gazetën Insajderi.