Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në fillim të nëntorit do të fillojë ndërtimin e se.ksi.oni.t të parë të parë të autostradës Nish-Merdare, si dhe ndërtimin e tubacionit të gazit Nish-Prishtinë 114 kilometra.
Ai në Prokuplje ka thënë se kjo do të jetë një nga zonat më të vështira për ndërtimin e autostradës, njofton Klan Kosova.
“Nga ato 77 kilometra, ne do të kemi 85 ura, 18 kilometra do të jenë përmes tuneleve”.
Vuçiq gjithashtu tha se ndërtuesit i pret punë e vështirë, por se do të kujdesen që të përfundohet sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan KoSSev.
Presidenti serb njoftoi gjithashtu se për këtë pjesë të autostradës do të ndahen 255 milionë euro, nga të cilat BE do të sigurojë 40 milionë.
Autostrada Prishtinë-Merdare, e njohur ndryshe edhe si “Autostrada e Paq.es”, është një nga projektet e përfshira në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.