Nutricionisti dhe trajneri i shëndetit, Altin Joka ka deklaruar se më të prekur nga depresioni janë gratë sesa burrat.
Në një lidhje me Skype nga Suedia për “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se 1 në 5 gra preken nga depresioni, ndërsa nga burrat janë 1 në 8.
Joka ka treguar dhe arsyet që gratë shkojnë deri te kjo gjendje emocionale.
“Më të prekur nga depresioni janë gratë. 1 në 5 gra në përgjithësi është e prekur në një fushë të caktuar të depresionit, ndërsa 1 në 8 burra është i prekur, sipas sondazhit. Sepse gratë që janë të prekura, preken për disa arsye. Kanë nisur shumë konsumimin e pilulave të kontrollit të shtatzënisë.
E dytë, kanë një lloj depresioni pas lindjes sepse nis një jetë e re për to dhe kanë një ngarkesë më të madhe se burrat. Tjetra, është procesi i menopauzës që kalon një ankth dhe stres shumë të madh për këto gra. Një pjesë e tyre vuajnë divorcin, ose kanë problemet e çrregullimeve hormonale që te meshkujt nuk ekzistojnë.
Ose kemi kompleksivitetin e pamjes së jashtme, apo kemi një botë emocionale te gratë që më e brishtë se te burrat”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al