“Kaq problem e kemi hundën ne”? Skerdi Faria i përgjigjet Fevziut: Vijnë edhe për zmadhim gjoksi

Skerdi Faria, CEO i klinikës private KEIT, në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, ka thënë se kjo klinikë kryen rreth 300 operacione estetike në muaj.

Për të kryer këto operacione, pjesa më e madhe e mjekëve janë të huaj.

Blendi Fevziu: Më the që bëni 300 operacione në muaj?

Skerdi Faria: Në muaj. Në dy sallat aktuale që kemi në katin e dytë, kemi edhe 12 shtretër. Kjo është një sallë e re.

Blendi Fevziu: Ju thatë që 50% janë të huaj, 50% janë shqiptarë. Përse një italian, britanik, një francez, duhet të vijë në Shqipëri kur niveli i shëndetësisë së tyre është dukshëm më superior se i joni?

Skerdi Faria: Nuk është më superior se sa niveli i KEIT. Ne ofrojmë një standard jashtëzakonisht të lartë të cilësisë së rezultateve të operacionit.

Blendi Fevziu: Duke sjellë dhe kirurg të huaj?

Skerdi Faria: Po, kemi mbi 30 kirurgë. 27 prej tyre janë italianë, 2 janë shqiptar dhe 1 egjiptian.

Blendi Fevziu: Çfarë kërkojnë pjesa më e madhe e klientëve?

Skerdi Faria: Është operacioni i hundës në radhë të parë. Zmadhimi i gjoksit, rimodelimi i barkut, reduktimi i gjoksit, ngritje e gjoksit etj.

/tvklan.al