Arbana Osmani thumbon në rrjetet sociale, me kë e ka?

Në Instagramin e Arbana Osmanit gjen çdo ditë e më shumë postime, kryesisht nga jeta e saj e përditshme. Receta gatimi, foto e video nga udhëtimet, sugjerime të ndryshme vendesh për të vizituar, libra, filma, foto me fëmijët, partnerin, miqtë, etj.

Por, moderatorja është një nga ato personazhe që ka zgjedhur që kryesisht t’i përdorë rrjetet sociale si urë komunikimi me ndjekësit dhe më pak për të krijuar zhurmë, polemika e aq më tepër për të hedhur thumba, siç shohim te një pjesë e mirë e personazheve publike.

Gjithsesi, këtë herë edhe Arbana ka thumbuar përmes një postimi. Ajo ka ndarë në Instastory një meme ku thuhet: “Kur të gjithë më në fund nisin të mos e pëlqejnë më atë personin për të cilin ti ke pasur gjithnjë një ndjesi të keqe.”, dhe shfaqet një foto e Simon Cowell me krah hapur.