Modelja Arbenita Ismajli, natën e mbrëmshme publikoi një mesazh, në të cilin dukej sikur i ka shkruar reperi Unikatil.
Në mesazh shkruhej: “Hej.
Kam një ide që mund të të çlirojë.
Dhe me respekt maksimal per privatësinë tënde.
Premtoj”, është shprehur ai.
Dhe nuk mungoi më poshtë përgjigja plot ironi e Arbenitës e cila i ka kërkuar t’ia porosisë një picë mesatare me kërpudha duke u tallur në këtë formë me mesazhin e pranuar teksa reperin edhe e ka bllokuar.
Ditën e sotme ka reaguar Unikatil në Instagram, duke u shprehur se e gjitha kjo ishte një montim bisede nga ana e Arbenites, pasi që faqja në foto nuk ka tikun ‘blu’ që verifikon që ajo është llogarie zyrtare e Unikatilit.
“Hahaha o Iladup me të funksionu pollavra ishe dashtë me ia shti këtë tikun blue bre?,” shkroi Unikatil në postimin e tij.