Billboarda falënderues për Policinë e Kosovës shfaqën në Times Square, në zemër të New York’ut

Policia e Kosovës ka marrë mbështetje të madhe pas aksionit të djeshëm kundër terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, ku fatkeqësisht mbeti i vdekur polici, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

Mesazhe falënderuese për Policinë e Kosovës kanë ardhur edhe nga New York-u.

Në Times Square, në zemër të New York’ut janë shfaqur gjatë, natës, billboarda falënderues për Policinë e Kosovës.

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”, “Faleminderit heronjve tanë Policisë të Kosovës”, janë mesazhet që janë shfaqur në Times Square.

Këto billboarde janë vendosur nga Platforma e patundshmërive, kompania shqiptaro-amerikane Tafingo, tashmë e njohur në komunitetin shqiptarë që gjithmonë për festen e Pavarësisë mbush sheshin e New Yorkut si dhe billlboarda të tjera nëpër Amerike me flamuj të Kosovës.