Analisti dhe gazetari, Baton Haxhiu ka komentuar konferencën e mbajtur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cila sipas tij ka lënë të kuptohet se KFOR-i ka negociuar me Policinë e Kosovës apo Qeverinë për lirimin e anëtarëve të Grupit Terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.
Haxhiu ka lënë të kuptohet se sot ka pasur negociata gjatë ngjarjeve që kanë ndodhur.
“Ky la të nënkuptohet që KFOR’i ose dikush tjetër ka negociu me Policinë ose Qeverinë e Kosovës, që ata të lirohen dhe lirimi i tyre siç duket është negociues…Negociata ka pas. Fakti që aludohej se ka pas një negocim, tregon se grupet terroriste, ata 28 që kanë ikur, kanë ikur me një negocim.” – tha ai.
“Ata kanë qenë në gjendje për jo ma shumë se një ore, me amortizu të gjithën dhe me i vra të gjithë dhe negocimi ka zgjatur që të mos ketë vrasje të shumta në numër dhe pastaj të merr përmasa tjera.” – tha Haxhiu në Pressing në T7.