Sveçla: Nga sot, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga sot Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të kenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar.

Sveçla në Facebook tha se sot ka nënshkruar marrëveshjen e cila sipas tij, do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

Teksa theksoi se tani e tutje qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare.

“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar.Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, tha ai.