Tragjedia: Abderrahim, djaloshi “madrilen” që humbi familjen nga tërmeti

Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter në Marok ka marrë më shumë se dy mijë jetë në vendin afrikan.

Në vazhdën e tij, shfaqen edhe histori shkatërruese, si ajo e Abderrahim, një djaloshi maroken që ka humbur një pjesë të madhe të familjes së tij nga tërmeti.

I riu, pas tragjedisë, dhe në mes të rrënojave, foli për një program televiziv maroken ku rrëfeu gjendjen e tij pas katastrofës.

“Kam humbur babanë, nënën, vëllezërit dhe gjyshin tim”, tregon Abderrahimi në intervistë i veshur me fanellën e Realit të Madridit. Kjo histori ka prekur shoqërinë përmes rrjeteve sociale dhe klubi i Realit të Madridit ka nisur punën për gjetjen e Abderrahimit. Synimi i klubit është ta sjellë në Spanjë që të përmbushë ëndrrën e babait dhe të përfundojë studimet për mjekësi!