Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të propozojë që për ata persona që marrin deri në 500 mijë lekë të vjetra pagë, taksimi të jetë zero.
“S’ka në rajon biznes me zero taksë, apo taksë zëro për pagat, deri në 400 mijë lekësh. Së shpejti do të sjellim propozimin që ta zerojmë deri në 500 mijë lekë. Nga del këtu që paskemi taksën më të lartë të punës. Këtu kam raportin që flet për punësimin. Përtej aludimeve, unë di këtë që kur ne kemi marrë detyrën, të regjistruar në total në punë ishin 349 mijë vetë. Di këtë që sot të regjistruar janë 707 mijë persona”, tha Rama.