Analisti Rron Gjinovci nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka komentuar në një mënyrë mjaft interesante takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Sebisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Gjinovci në postimin e tij ka publikuar një video të shkurtër ku me ironi thotë se sot kryeministri Kurti e pranon Asociacionin.
Madje sipas Gjinovcit kjo po ndodhë për të tetën herë me radhë.
“Ekskluzive: sot Albini e pranon Asociacionin”, shkruan Gjinovci mbi videon e postuar.
Ndryshe, tashmë kanë nisur takimet në Bruksel.
Fillimisht, palët janë takuar veç e veç me përfaqësuesit e BE-së, ndërsa më vonë pritet edhe takimi direkt Kurti-Vuçiq.