Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.
Si para çdo ndeshje tjetër, nga faqja zyrtare e Zvicrës në “Twitter” është bërë një paralajmërim për përballjen me “Dardanët”.
Në videon e publikuar janë shfaqur edhe dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Në fundin e kësaj video thuhet: “Të uritur për 3 pikët”.