Një qytetar ka kritikuar rëndë ish-udhëheqësit e Kosovës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, qytetari shihet teksa akuzon opozitarët për hajni, mashtrime e korrupsion, përcjell Bota sot.
Ai ka kërkuar që pas ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, të burgosen edhe opozitarët tjerë.
“Këta s’po ka kush hala me i shti në burg mirë, se Thaçi e ka hangër, por edhe këta duhet me hangër”, ka thënë qytetari.
Ai vlerëson se kryeministri Albin Kurti “është më i miri”.
“Kurti s’po mundet prej këtyre hajnave, se janë hy thellë”, ka thënë më tej ai.
Ndiqni videon me deklaratën e plotë të qytetarit: