Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me programin e ri politik “Rruga e Re” të LDK-së.
Bajqinovci ka shkruar në Facebook, se kjo rrugë pa Kurtin është rruga për në Prapshticë.
“”Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë”, shkroi Bajqinovci.
Kujtojmë se, Prapashtica është vendlindjen e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.
Ndryshe, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se tashmë është drejt finalizimit programi politik i partisë së tij i quajtur “Rruga e Re”.