Eksperti i sigurisë, Agim Musliu përmes një postimi në Facebook, flet për organizatën terroriste “Severna Brigada”.
Ai thotë se, është publikuar një lajm se organizata terroriste “Severna Brigada” është munduar t’a zhvendos vëmendjen institucioneve të Kosovës.
E kjo ka të bëjë me lokacionin e saj, pasi e kanë vendosur se është në Graanicë, por shton se selia e saj është në Beograd të Vuiqi.
Musliu tregon se zyret e saja të para janë në Kopaonik te Radoiiqi.
Postimi i plotë i Agim Musliut:
Në kuadër të luftës hibride serbe ndaj Kosovës janë edhe kërcënimet që po i drejtojnë strukturat terroriste.
Sapo u publikua një lajm se, organizata terroriste “Severna Brigada” e ka bërë, duke u mundur t’ia zhvendos vëmendjen institucioneve të Kosovës.
“Loja me lokacionin” e postimit të armëve, gjoja se nga Graçanica.
Kur organizatat frikësohen për zbulimin e lokacionit të tyre, ato lëshojnë komunikata të rrjeshme për shpërqendrim vëmendjeje.
Të gjithë e dijmë se postimet në rrjete sociale, mund ta vendosin lokacionin ku të duan. Ekziston kjo mundësi teknike.
Të gjithë e dimë se selia e kësaj organizate terroriste është në Beograd – te Vuçiqi. Kurse, “zyrat” e tyre të para janë në Kopaonik – te Radoiçiqi.