Bajrami: Golin e festova me babin, ja çfarë i thashë

Nedim Bajrami ishte protagonisti kryesor i Shqipërisë për barazimin ndaj Çekisë. Mesfushori shqiptar u shpreh se ky ishte goli më i bukur në karrierë dhe se gjithashtu kundër Polonisë duhen rregulluar gabimet e sotme.

“Goli më i bukur në karrierë? po besoj se po. Gjithsesi duhet të vazhdojmë si sot sepse kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme të dielën.

E dimë që kemi shumë kualitet. E dinim që Çekia ishte një skuadër shumë fizike. Duhet të përmirësojmë ndeshjen tjetër se çfarë bëmë sot keq.

Futbolli kështu është. Një rast, një gol. Duhet të përmirësojmë ato që nuk kemi bërë mirë dhe të dielën të hymë më të fortë në fushë.

Gjithë skuadra ka luajtur shumë mirë. Ndihem shumë mirë pas sulmuesit. Çdo lojtar që luan duhet të japë maksimumin.

Kam folur dhe ditën e parë që Silvinjo ka ardhur. Kam shumë vetëbesim me atë dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Festova me babin dhe i thashë të dua shumë. Shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Bajrami për “Super Sport”.