Rap-artisti shqiptar, Stresi, i është drejtuar sërish Cllevios me një video-mesazh në rrjete sociale.
Ai ka bërë një postim në InstaStory duke e këshilluar që të mos shajë më prindërit e tij dhe të askujt tjetër.
Këngëtari iu drejtua se nëse ka ndonjë problem të vijë të takohet me të, por që të mos i përfshirë familjes.
Mes tjerash, 37 vjeçari i thotë që të mendojë më shumë për prindërit e tij, pasi i ka të sëmurë.
“Je bërë gazi i botës, vetëm shaj prindërit, shaj babën e atij, shaj babën tim, është shumë e thjeshtë tani live me e shajt babën e dikujt, se bëj dot.
Gjithsesi, ti duhet të mendosh për babanë e për nënën sepse i ke të sëmurë të dytë.
Më mirë se sa të shash babën tim e të tjetrit.
Babën time kur të duash shko takoje, ju pret.
Të kisha këshilluar lej familjet se nuk janë duke të bërë asgjë, bëhu gango mos shaj babën e askujt sepse nuk janë duke të të bërë asgjë.
Nëse ke diçka, këtu jam. Bëj kujdes”.