Deklarata e ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku, ka ngjallur reagime të shumta në vend. Lidhur me këtë deklaratë ka reagur edhe deputeti i VV-së Artan Abrashi i cili e ka cilësuar Klinakun si instrument të PDK-së, madje u shpreh se “PDK në regjistrin e saj të metodave ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet.”
Lidhur me këto deklarata të deputetit të VV-së Periskopi ka kontaktuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berishën.
Berisha u shpreh se këto deklarta janë propagandë e VV-së e cila po provon të mbes në pushtet përmes mashtrimit dhe se Abrashi duhet të ndjehet i turpëruar që ndjell këtë lloj fryme tek qytetarët.
“Kjo është në zhargonin e retorikës mashtruese dhe propagandës. Propaganda është mjeti kryesor i krejt pushteteve diktatoriale, komuniste, fashiste sikurse është kjo Qeveri një neoprodukt i këtyre formave ideologjike të regjimeve. Dhe këta mundohen të kapen në çdo fjalë siç ishte edhe kjo që e pashë sot nëpër media që ishte një fjalë në kontekst një fjalë kushtimore quhet me gramatikën e gjuhës shqipe nëse ndodh kështu nuk do të bëj kështu pra ishte një deklarim qëndrimi apo një mendim i dikujt por thjeshtë një fjalë kushtimore dhe është marrë në kontekst.
Tani mekanizmat e kësaj strukture qeverisëse të cilët po provojnë me mbet në pushtet vetëm përmes propagandës duke e elaboruar edhe më tutje, duke e zhvilluar edhe më tutje retorikën e mashtrimit e interpretojnë këtë formë siç e ka bërë edhe deputeti Abrashi.
Kështu që për mendimin tim duhet të ndjehet i turpëruar pse ndjellë këso fryme në qytetar.” tha Berisha.
Sipas Berishës Prokuroria duhet të veproj menjëherë ndaj Abrashit pasi që partia nuk është një organizim vullnetar, por një institucion shtetëror.
“…Kanë të drejtë edhe këta kur thonë se nuk funksionon shteti ligjor se prokurori do të duhej menjëherë të veproj kundër këtij personi që thotë se një parti politike që është institucion politik në vend, nuk është organizim vullnetar. Por partia është një institucion për shtetin e aq më tepër për një parti politike që në AND-në e saj e ka UÇK-në dhe vrasjet e këtij far zotriu që duhet ta shqyrtoj kodin e vet gjenetik nëse është shqiptar, e ka pasur si mjet të domosdoshëm veprimin kur atëherë Kosova ishte e okupuar nga regjimi i Millosheviqit pjellë e të cilit janë 80 për qind e këtij formacioni politik që sot e udhëheqin Kosovën. E kabineti 100 për qind duhet ta shqyrtojnë e ta ngrisin padi ndaj këtij pretendimi. Kjo është një strukturë partiake apo janë persona të kësaj strukture partiake të cilët kanë luftuar pas imponimit nga regjimi i Millosheviqit për ta çliruar vendin dhe e kanë fituar lirinë duke iu falenderuar Zotit, UÇK-së dhe mbështetjes së partnerëve tanë që kemi arrit t’i krijojmë si UÇK-në dhe si lidership politik prej viteve 89’ deri në vitin 99’ kur ka përfunduar lufta dhe e kemi fituar lirinë…” ka thënë Berisha.