Një spikere lajmesh në Greqi ka përjetuar një moment aspak të këndshëm.
Rania Jima ka prezantuar lajmin dhe regjia duhet të kishte futur në transmetim kronikën, por për shkak të një defekti teknik, spikerja u rikthye në ekran.
Ajo për një moment nuk e kuptoi dhe tentoi të pinte një cigare elektronike, mirëpo për fat e pikasi shumë shpejt. Ajo u përpoq ta fshihte cigaren, por tashmë ishte tepër vonë, pasi shikuesit që po ndiqnin lajmet e panë këtë moment të sikletshëm.