Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për të mërkurën

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Reshjet më intensive parashihen të jenë në Rrafshin e Dukagjinit, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-60 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C. Gjatë kohës me të reshura temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. /Front Online