Vuçiq: Kurti qëllimisht është duke e zvarritur takimin e Brukselit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “qëllimisht është duke e zvarritur takimin e Brukselit”.

E sipas Vuçiqit, “Kurti po e bën këtë“, për të ”blerë kohë për kërcënimet”, ishte versioni i paargumentuar i Vuçiqit.

“Më kanë ofruar një datë për të shkuar në Bruksel, por jo… Kurti ka gjëra më të mira për të bërë, sepse po blen kohë për të zbatuar kërcënimet e tij, jam i sigurt për këtë”, tha Vuçiq, ka raportuar portali në gjuhën serbe kosovo-online.

Më tutje, presidenti serb ka propaganduar duke thënë se “Kosova ka arrestuar e plagosur serbë”.

“Për disa muaj dikush do të mundohet të flasë dhe ndërkohë sa serb janë arrestuar, plagosur, plagosur, sa ilaçe kanë mbetur në spitalet serbe dhe çfarë masash të reja janë marrë, nga ligji për shpronësim dhe zbatimi i shpronësimit për faktin se afatet e tij për serbët duhet të largohen nga lokalet, theksojnë, që ai t’i marrë…”, tha Vuçiq.

I pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga takimi i nesërm me kongresmenin amerikan Michael Turner dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Vuçiq u përgjigj se këto nuk do të jenë bisedime të lehta në kushtet në të cilat e gjithë bota po merret me luftë në Ukrainë.

“Ka shumë njerëz në vendin tonë që në çdo mënyrë do të dëshironin që Serbia të mos mund të udhëheqë politikën e saj dhe të gëzojë faktin se Serbia nuk mund ta udhëheqë politikën e saj. Thjesht, mendoj se në fund të fundit është se ne duhet të vazhdojmë të marrim vendime në mënyrë të pavarur. Të dimë se çfarë po bëjmë në rrugën evropiane, por të mbrojmë vendin tonë”, ka deklaruar Vuçiq.