Në panelin e diskutimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku po flitet për integrimin në Bashkimin Evropian të shteteve të rajonit, Kryeministrja Ana Bërnabiq tha se nuk bëhet fjalë për “dy shtete”, kur flitet për Kosovën dhe Serbinë, por për një. Dhe, tha se Kosova nuk është as pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe as nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Kurti, i cili e tha fjalën e tij pak më herët, kërkoi që t’i kundërpërgjigjet Bërnabiqit.
“Përkrahja në Kosovë pë Bahskimin Evropian në Kosovë është 94 për qind, në Serbi është rreth 45 për qind. Ne i kemi vënë sanksionet kundër federatës ruse, Serbia jo, as që e mendon këtë. Nuk e distancon vetën as nga Millosheviqi as nga Putini, prandaj nuk është e thjeshtë për ne”, tha Kurti, fjala e të cilit ndërpritet nga duartrokitjet e audiencës.
Unë dua t’i normalizojë marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë nëse fqinji im do të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i raporteve me Serbinë është shumë më i vështirë”, tha Kurti.