Digjet një “Audi” rrugës për Veterrnik, qytetarët mundohen ta ndalin zjarrin

Një veturë e tipit “Audi” është përfshirë nga flakët të hënën në mbrëmje në rrugën për Veterrnik në Prishtinë.

Në faqen “Marakli t’kerreve” është publikuar një video ku shihet vetura duke u djegur edhe pas intervenimit të shpejtë të disa shoferëve tjerë për ta ndaluar zjarrin, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas tyre, nga mungesa e aparateve për fikjen e zjarrit nuk kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin i cili kishte përfshire veturën.

Pamjet: