Shyhrete nis pushimet në bregdetin shqiptar, shikoni çfarë ka veshur

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, nuk ndalet asnjëherë së sjelluri projekte të reja muzikore, të cilat gjithmonë rezultojnë shumë të pëlqyera nga publiku.

Ajo është shumë aktive gjithmonë edhe në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet, përcjell ORAinfo.

Me përfundimin e sezonit këngëtarja ka nisur menjëherë pushimet në bregdetin shqiptar.

Nga atje, Shyhrejta ka publikuar një fotografi ku shfaqet e veshur me fustan të bardhë e me shumë stil.

‘Ju dëshiroj një javë të këndshme’, ka qenë përshkrimi qe këngetarja i ka bërë kësaj fotografie.

Kaq joshëse po duket ajo. /ORAinfo/