I afërmi i familjes Jashari “ironizon” me aktivistin e PDK’së qe tha se “Baca Shaban më ka quajtur djaIi i katërt”

“Adem Jashari prej marsit të vitit 1982 njeriun më të afert më ka pasur mua” – Kur u njoftova me Bacen Shaban më tha tre djem i kam Rifatin, Hamzen,Ademin, kurse ti je djali jem i katërt”, kështu tha një aktivist i PDK’së në Drenicë dhe ish polici i kohës se luftës në një vox të realizuar për një medium në facebook, shkruan portali rajoni.org.

Gjithsesi si duket me këtë rrëfim të tij në mënyrë cinike ka ironizuar anëtari i familjës se gjeneralit Bashkim Jashari, njëherit gazetar i njohur, Sabit Istogu, i cili në rrjetin social pyeti se kush është ai qytetar.

“KU E KAM VLLAUN E KATERT.
RIFAT JASHATI THONE SE PASKA DAL SOT NE SKËNDERAJ DHE I PASKA VET NJERZIT:A MA KINI PA KUN “VLLAUN E KATERT”, SE PO KAM QEF ME PI KAFE ME TA, ka shkruar Istogu në rrjetin social në facebook.

Ndersa të menjehershme kanë qene edhe përgjigjjet e komentuesve ndaj Istogut – të cilët edhe ata vazhduan ironzimin;

“Une shum jam kah quditna me kta njerz tan jeten kan jetue si jovan r po dojin me vdek Rahman”.

“Sa njerz ne ket menyr e kan shfrytzu familjen
Jashari e sot as nuk e permendin por keta njerz jan te thjesht”

“Gazetari e pyet dikë:
Kush ka ndejtë në bunker me Ademin?
-Besa qysh po e shihni, bunkeri është i vogël nuk ka zënë shumë, por ata qe thonë ishin me Ademin në bunker, tash nuk i zë as oda”

“Tanë po tregojnë diçka, po tregoj edhe unë.
Mue ma pati dhënë një top 120mm po nuk guxova me marrë. O çka u gëzova kur me doli gjumi që kisha qenë ënderrë !”.