Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një fluturim të Ryanair ku një burrë vendosi t’i propozojë një vajze dhe historia e tyre u bë hit në rrjetet sociale – për shkak të përgjigjes së kompanisë.
Përkatësisht, irlandezi Lee ka ndarë një fotografi në X me Leah, vajzën që i propozoi në një fluturim të Ryanair dhe së shpejti pasoi një përgjigje nga profili zyrtar i linjës ajrore.
“Unë i propozova Leas në një fluturim të Ryanair me familjen e saj në bord. Për fat ajo tha, ‘po’”, tha.
Ndërsa aeroplani i një kompanie me kosto të ulët nuk ishte zgjidhja më e përshtatshme për një propozim për shumë njerëz, vetë Ryanair pati një përgjigje gazmore ndaj njoftimit të Lee.