Gjesti fantastik i Messit, e ftoi ish-kapitenin e Inter Miamit për ta ngritur së bashku trofeun

Lionel Messi po vazhdon shkëlqimin dhe golat në MLS.

Ylli argjentinas u tregua vendimtar edhe njëherë tjetër në finale e Kupës së Ligës, shkruan Gazeta Express.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi një gol spektakolar nga distance për ta kaluar Inter Miamin në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes.

Rezultati u barazua më pas në të 57-tën kur shënoi Picault.

E deri në fund nuk u shënuan gola të tjerë dhe ndeshja u desh të përcaktohej në penallti.

Pas 22 penalltive të ekzekutuara, ishte Inter Miami që triumfoi në fund duke e fituar trofeun.

E ngritjen e trofeut, kapiteni Messi nuk e bëri i vetëm.

Ai ia dha shiritin ish-kapitenit të Inter Miamit, Yedlin dhe e ngritën së bashku trofeun e fituar.