“Begaj ia përplasi në fytyrë dredhinë anti-shqiptare”, Ngjela: Mbani mend, çfarë do t’i bëjnë Shqipëria dhe Kosova qeverive greke!

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka reaguar pas lajmit se presidenti Bajram Begaj refuzoi ftesën e Greqisë për të marrë pjesë në një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ngjela vlerëson se me këtë veprim, presidenti Begaj ia përplasi në fytyrë qeverisë greke dredhinë e saj antishqiptare dhe se tani Shqipëria nuk është pa personalitet, përcjell Bota sot.

Sipas Ngjelës, Shqipëria dhe Kosova do t’ua humbasin qeverive greke edhe më shumë ekuilibrin e tyre mendor.

“Presidenti Bajram Begaj nuk pranoi të shkojë në Greqi dhe, me këtë akt, ia përplasi në fytyrë qeverisë greke dredhinë e saj antishqiptare .

Shteti shqiptar tani nuk është më pa personalitet.

Presidenti e tregoi sot hapur, dhe ua tha të gjithëve se Republika e Shqipërisë ka personalitet historik.

Po qeveria e Greqisë?

Turp për të. Mbron një hajdut shqiptar të kapur në flagrancë për shitblerje votash.

Dhe ende mban një ligj lufte me Shqipërinë.

Po ku çan kokë Shqipëria për marrëzinë shekullore antishqiptare të Greqisë! Fare, dhe as që pyet për të kur është fjala për interesin shqiptar.

Mbaheni mend, se do jetë Shqipëria dhe Kosova që do tua humbasin qeverive greke edhe më shumë ekuilibrin e tyre mendor.

Se koha po ecën në favor të Botës Shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Nuk ka më kthim mbrapa, dhe qeveritarët e Greqisë duhet të mësohen që forcën në ngritje të dy shteteve shqiptare në Ballkan, ata duhet ta durojnë, se nuk kanë rrugë tjetër.

Kemi shumë gjëra përpara ne shqiptarët zotërinj!

Prisni dhe shikoni me qetësi….”, ka shkruar Ngjela në Facebook.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë në Athinë në 21 gusht me ftesë te kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, për të diskutuar rreth proçesit të zgjerimit dhe të ardhmes europiane të vendeve të rajonit. Në këtë takim do të jenë liderët e Kosovës, Maqedonisë se Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës si dhe presidentja e komisionit europian Vonë der Lyen dhe presidenti i këshillit europian Charles Michel. Por Shqipëria do të mungojë në këtë takim.

Edhe pse Athina zyrtare ka ftuar nga Maqedonia kryeministrin Kovacevski, nga Kosova kryeministrin Albin Kurti, nga Shqipëria nuk i ka dërguar ftesë shefit të qeverisë shqiptare Edi Ramës, por presidentit Bajram Begaj.

Por kryetari i shtetit shqiptar, ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e organizuar nga kryeministri i Greqisë.