Ndodh rrallë, por çon në simptoma serioze: Si e dini nëse keni pirë shumë ujë?

Gjatë ditëve të nxehta të verës, ne shpesh ndjejme etje për ujë. Megjithatë, edhe pse hidratimi është i rëndësishëm, ai duhet të jetë i moderuar sepse uji i tepërt nuk i bën mirë as trupit.

Edhe pse është e rrallë të pini shumë ujë, mund t’u ndodhë atletëve të cilët do të përpiqen të pinë mjaftueshëm lëngje në mënyrë që të performojnë më mirë.

Rekomandimet për nevojën ditore për lëngje (përfshirë ujin si dhe gjëra të tjera që marrim me ushqim dhe pije të tjera) është 3.0 litra për burrat dhe 2.2 litra për gratë.

Me aktivitet më të madh fizik, temperatura më të larta, në një klimë të lagësht dhe të ngrohtë, është e nevojshme të merren sasi shtesë uji. Marrja e ujit duhet të rritet gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji dhe në kushte të caktuara mjekësore.

Kur një person konsumon një sasi të tepërt uji, qelizat në tru fillojnë të fryhen dhe presioni në kafkë rritet. Kjo shkakton simptomat e para të dehjes me ujë, të cilat përfshijnë: dhimbje koke, të përziera dhe të vjella.

Rastet më të rënda të dehjes me ujë mund të prodhojnë simptoma më serioze, të tilla si: përgjumje, dobësi ose ngërçe muskulore, rritje të presionit të gjakut, shikim të dyfishtë, konfuzion dhe vështirësi në frymëmarrje.

Një nga shenjat që ju pini më shumë se doza e rekomanduar ditore e ujit është të përziera dhe mund të shfaqen edhe të vjella, konfuzion dhe çorientim. Shenjat më serioze përfshijnë spazma muskulore ose një ndjenjë dobësie në muskuj. Mund të ndodhin edhe sulme dhe humbje të vetëdijes dhe është e rëndësishme që në këtë rast të konsultoheni me mjekun.

Sipas shifrave të cituara në një studim të vitit 2013, veshkat mund të eliminojnë rreth 20-28 litra ujë në ditë, por nuk mund të heqin më shumë se 0,8 deri në 1 litër çdo orë. Për të shmangur hiponatreminë, është e rëndësishme të mos e tejkaloni sasinë që veshkat mund të përpunojnë.