Gazmend Islami ‘godet’ Bekë Berishën e Abelard Tahirin: Kurti edhe 20 vjet në pushtet!

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka kritikuar deputetët e Parlamentit të Kosovës, Bekë Berishën e AAK-së dhe Abelard Tahirin e PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Islami thotë se, kur flasin këta dy deputetë edhe kundërshtarët më të mëdhenj të kryeminsitrit Albin Kurti i kthejnë në taborrin e tij.

Ai shkruan se këta nuk kanë asnjë fije intelekti dhe nuhatje politike.

Sipas tij, me këtë opozitë Kurti edhe 20 vjet rrin në pushtet.