“Reagimi i tij kur unë i këndoj më ‘shkrin zemrën’”- Fifi ndan disa momente të bukura me djalin e saj

Këngëtarja Filloreta Raçi shumë herë zgjedh të ndaj me ndjekësit disa momente me djalin e saj.

Së fundmi artistja ka postuar një video shumë të bukur teksa i këndon djalit të saj Theo Mal.

Videoja është bërë virale në rrjet pasi reagimi i djalit të këngëtares është shumë i ëmbël sapo dëgjon zërin e mamas së tij ai lëshon ca zëra që duket sikur edhe ai po këndon bashkë me të dhe këngët që mami Fifi zgjedh për të duket se i pëlqejnë shumë.

Reagimi i tij kur unë i këndoj më ‘shkrinë zemrën’-shkruan artistja në postim.