Kiara Tito edhe zyrtarisht është bërë banore e kompleksit më luksoz në Kosovë, Park Hill Residence. Gruaja e Luizit sot ka nënshkruar marrëveshjen me kompleksin më perfekt në vend që ndodhet në Prizren.
“Nga tani e tutje Prizreni për mua është shtëpia e dytë. Mezi pres që kompleksi i Park Hill të përfundoj dhe të zhvendosem në Kosovë” ka thënë ndër të tjera Kiara, para se të nënshkruante kontratën me kompaninë kosovare.
Kur po zgjedhte banesën dhe rezidencën luksoze, në Prizren ka arritur edhe Luizi.
Ndër të tjera, Luizi tregoi se si Kiara ia bëri “leqen” duke mos i treguar se për çfarë erdhi në Kosovë.
Kompleksi Park Hill Residence po mbledh yjet shqiptarë kudo që ndodhen duke u shëndrrur në një “Beverly Hills” të Amerikës. Kompleksi është më moderni dhe më i veçanti në vend, ndërsa tani e tutje do të ketë banorë edhe Kiarën e Luizin.