Gazetarja shqiptare merr propozim për martesë nga i dashuri në transmetim live

Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës gazetares Flora Maxharraj i ka propozuar për martesë partneri i saj.

Flora ishte duke komunikuar me moderatorin në studio kur papritur ky i fundit i thotë të shohë mbrapa saj. Kur kthehet gazetarja befasohet nga partneri, i cili ulet në gjunjë dhe i propozon.

Mes emocionesh ajo tha “Po”.