Pamjet/ Tornado shkatërruese në Zvicër, një i vdekur dhe disa të pIagosur

Një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në La Chaux-de-Fonds, në veriperëndim të Zvicrës, pasi një stuhi e fortë goditi zonën dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Burri që u vra u shtyp nga një vinç në zonën e stacionit të trenit, tha policia e kantonit Nechatel.

Stuhia nuk zgjati shumë, por fryrjet e forta të erës shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Sipas shërbimit meteorologjik të Zvicrës, ishte një tornado e kombinuar me një stuhi të masës ajrore që u krijua përgjatë vargmalit malor Jura dhe goditi La Chaux-de-Fonds, afër kufirit francez.