Ikona e filmit aksion, Jean-Claude Van Damme, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin Kojshia Show.
Ai në këtë emision pohoi se ndihet shumë i lumtur me vizitën e tij në Kosovë.
“Kur erdha në këtë vend, ndjeva shumë ndershmëri. Njerëz shumë të drejtë, shumë të ëmbël, mikpritës”, thotë Jean-Claude Van Damme.
Ai tha se është në dijeni se këtu ka shumë fansa.
“Faleminderit për gjithë ato vite që keni qenë pas meje, më keni mbështetur dhe për shkak të tyre mund të stërvitem edhe sot. Jam i lumtur që jam këtu, ju dua djema”, tha Van Damme, transmeton Korrespodenti.
“Të dua Kosovë”, tha në gjuhën shqipe ylli i filmave aksion.
Ai tha se dëshiron që ta ndihmojë Kosovën që të njihet në botë, sidomos për pjesën e turizmit, por edhe si shtet.
Në një pjesë të emisionit, moderatori i kërkon Van Damme-s ta bëjë përsëri vallëzimin e tij ikonik nga filmi “Kickboxer”, ky i fundit pa hezitim bënë përsëri një pjesë të atij vallëzimi.