Besnik Berisha, avokat, ka treguar në Pressing të T7 për përballjen e tij me prokurorin Rasim Maloku.
Sipas tij, Maloku ka falsifikuar fakte kundër tij dhe nuk ka pasur prova për të mbrojtur atë që ka ngritur.
Madje, sipas Berishës, gjyqtari përmes gjuhës së trupit i thoshte Malokut që “a je normal”.
”Gjuha trupore e gjyqtarit në shikim ndaj tij, ishte a je normal ti, a po e din çka ke ba”, ka thënë Berisha.
Ai tha se më pas Maloku tha se “Berisha ka qenë i paprekshëm përkundër kritikave ndaj sistemit të drejtësisë”.
”Kur mbeti pa fakte, tha ky njeri ka qenë i paprekshëm, ka kritku dhe e kritikon sistemin e drejtësisë. Plotë një vit e ka mbajtur të bllokuar sistemin e drejtësisë në Pejë”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express