Mesazhet kundër Kosovës, politikani nga Spanja ia përplas fytyrës Novak Gjokoviqit

Shkencëtari dhe politikani nga Spanja, Pablo Echenique ka festuar jo pak fitoren e Carlos Alcaraz ndaj Novak Gjokoviq në finalen e Wimbledonit të këtij viti.

Echenique festoi fitoren e Alcaraz në Twitter duke kritikuar direkt Novak Gjokoviqin.

“Alcaraz është absolutisht mbresëlënës dhe më i miri nga të gjithë, ai mundi një Putinist, një njeri që ishte kundër vaksinave të Covid dhe një teoricien konspiracioni.

Kjo e bën këtë fitore edhe më të madhe,” shkroi Pablo Echenique, teksa Gjokoviq ka shpalosur edhe mesazhet kundër Kosovës në këtë turne të fundi.