Ish deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),Shkumbin Demaliaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albim Kurti, akoma nuk është përballur me komandantët e UÇK-së.
AI ka folur për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale.
Sipas Demaliaj, Kurti ka pritur që veteranët të djegin e sulmojnë institucionin në protestë.
Por ai thotë se komandantët nuk janë për të djegur.
Megjithatë, ai thotë se nëse vazhdon sanksionimi nga SHBA-ja e BE-ja dikush duhet ta marrë atë përgjegjësi.
”Nuk është ballafaqu hala me komandantët e luftës. Në asnjë mënyrë, komandantët e luftës nuk janë për ta djegur Kosovën apo për ta sulmuar institucionin, çka pret. Por nëse don një të ardhme sepse dikush duhet me marrë këtë përgjegjësi për këtë dëm edhe këtë sanksionim që është ka i bëhet nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian, ndoshta edhe duhet me marrë atë përgjegjësi“, ka thënë ai në T7.
I pyetur nga moderatori i Pressing nëse po kërcënon, ai tha se nuk është kërcënim.
”Nuk jam ka kërcënoj, por nëse vendi kërcënohet atëherë duhet komandantët. Ky nuk është ballafaqu me UÇK-në. Mekanizmi i parë që shprehet pas protestës sepse është dashur me përgadit skenën e sigurisë, del edhe flet për atë luftën hibride sepse ka pritur mos po goditet qeveria”, ka deklaruar ai.