Modelja Arbenita Ismajli dhe bashkëshorti i saj, reperi Fero kanë qenë prezent ditëve të fundit në media.
Reperi është arrestuar pasi denoncimit nga bashkëshortja e tij, për përdorim të dhunës në familje, shkruan “Kosovarja”.
Para pak minutave modelja ka njoftuar ndjekësit saj se ka angazhuar avokatin Arianit Koci për të iniciuar të gjitha procedurat e parapara ligjore për rastin.
“Me avokatin tim Arianit Koci do t’i iniciojmë të gjitha procedurat e parapara ligjore. Faleminderit për mbështetjen, ju dua”, ka shkruar Arbenita.
Në një raport të fundit të Prokurorisë të siguruar nga Prive, thuhet se për afro 100 ditë, ndaj modeles janë ushtruar forma të ndryshme të dhunës.